Mungesa e vullnetit politik, ngadalëson zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1600 personave të zhdukur gjatë luftës. Veprimtarët humanitarë thonë se këtë proces po e ngadalëson mungesa e vullnetit politik, ndërsa familjarët janë të zhgënjyer nga pritja e gjatë që vazhdon prej 19 vjetësh shkruan Zëri i Amerikës.
Luftërat në ish-Jugosllavi kanë bërë që shumë persona të vriten, shumë të ekzekutohen, kurse janë gjetur edhe varre plot me persona.
Zhdukjet ishin masive dhe se kanë qenë më shumë për shkak të represionit politik dhe ushtarak serb mbi Kosovën.