Mungesa të mëdha për Arsenalin para duelit të radhës
Arsenali ishte nikoqir i Huddersfield dje për ta vazhduar ecurinë prej 21 ndeshjeve pa humbje.
Londinezët u futën në zonën, ”Champions League” pas kësaj fitore, por për vetëm pak orë pasi edhe Chelsea dhe Spurs regjistruan fitore.
Fakt interesant është se pavarsisht se startuan me Lacazette dhe Aubameyang nga minuta e parë, Arsenali dështoi të shënonte në pjesën e parë, transmeton IndeksOnline.

Derisa në pjesën e parë s’kishte gola, kishte kartona të verdhë, ku dy prej tyre shkuan për Shkodran Mustafi dhe Sokratis Papastathopoulos.
Ky ishte lajm i tmerrshëm për Arsenalin pasi të dy mbrojtësit morën kartonin e pestë të këtij sezoni.
Mustafi u ndëshkua për simulim, teksa të dy lojtarët e lartëcekur do të mungojnë në ndeshjen e radhës ndaj Southamptonit./IndeksOnline/