19:21 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Mungesë e rrezikshme e melatoninës: Përse është e rëndësishme të flini në errësirë të plotë?

Është konstatuar edhe që sasia e mjaftueshme e këtij hormoni ndikon në humor të mirë, ndërsa mungesa e tij çon deri në shqetësim, lodhje dhe humor të keq

Konsiderohet edhe që melatonina pengon sulmin në zemër të shkaktuar nga stresi, në atë mënyrë që zvogëlon prodhimin e kortikosteroideve, të cilat mund të dëmtojnë muskulin e zemrës.

Sot jemi larguar shumë nga natyra dhe jemi duke e ekspozuar veten ndaj dritës edhe gjatë mbrëmjes. Drita artificiale mund të ndikojë negativisht në shëndetin e të gjithë trupit, ndërsa studimet kanë treguar se edhe drita më e butë artificiale gjatë gjumit mund ta dëmtojë trurin.

Drita artificiale e rrit nivelin e hormoneve të stresit gjatë natës, dhe ekspozimi i përsëritur ndaj dritës artificiale gjatë gjumit e rrit rrezikun e inflamacionit kronik, rezistencës ndaj insulinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjumi me dritë artificiale mund të shkaktojë pagjumësi dhe të shkaktojë disbalancim hormonal.

Errësimi i dhomës gjatë kohës së gjumit është mënyra më e mirë që të ruhet krijimi dhe funksioni i melatoninës.