10:02 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mungesë kuorumi, anulohet mbledhja e Komisionit hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë ku pritej të shqyrtohej plani operativ i punës.

Kryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila tha se për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës se seriozitetit të deputetëve për hetim të menaxhimit të pandemisë anulohet mbledhja e sotme.