Mungon në listën e Portugalisë, Ronaldo nuk ndalet duke u stërvitur
Futbollisti i Al Nassr, Cristiano Ronaldo nuk ndalet duke u stërvitur dhe pamjet e fundit të publikuar nga vet ai tregojnë më së miri këtë situatë.
Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjet e muajit mars, ku Portugalia luan miqësore ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Indeksonline
Getting better every day 💪🏽 pic.twitter.com/6z0WCE8yMg
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) March 23, 2026
Ylli portugez mungon në këto dy ndeshje për shkak të një lëndimi.
Megjithatë, ai shpreson që pas ndeshjeve të kombëtareve të rikthehet më i fortë se kurrë për skuadrën e Al Nassr.
Kujtojmë që objektivi i Ronaldos është të jetë i gatshëm për ndeshjet e Kupës së Botës 2026./Indeksonline/

