75 Mall Live Search
13:49 / E Hënë, 20 Prill 2026 / S Z

Mungon raporti nga Psikiatria Forenzike, dështon seanca “Capat- Sekiraqa”

Seanca në rastin “Capat-Sekiraqa” ka dështuar. Seanca nuk është zhvilluar dhe ka përfunduar pa u mbajtur, pasi nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.

Shkak për këtë është bërë mungesa e raportit të ekspertizës nga Psikiatria Forenzike për Valdrin Ademin, i cili ende nuk është përgatitur.

Gjykata ka vendosur që shqyrtimi gjyqësor të shtyhet për 6 maj, në orën 10:00. Të pandehurit ndërkohë vazhdojnë të mbahen në paraburgim prej rreth dy vjetësh.