12:51 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Mungon vendkalimi, qytetarët detyrojnë të kalojnë pengesat në Veternik

Në Prishtinë vazhdon të ketë probleme në infrastrukturën rrugore.

Një nga pjesët më të frekuentuara është edhe dalja e kryeqytetit apo Veterniku, pikërisht për shkak të qendrave tregtare.

Por, qytetarët po vihen në rrezik, pasi që nuk ka vendkalim në pikën ku i lë autobusi urban.

Ata detyrohen t’i kalojnë pengesat, ndërsa në të dyja anët veturat qarkullojnë.

Bëhet fjalë për vendin afër qendrës “Albi Mall”./Indeksonline