12:28 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / C E

Mungon vetëm zyrtarizimi, Silva te skuadra e Serie A

Mesfushori i Manchester City, David Silva ka arritur një marrëveshje që prej sezonit të ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së Lazios.

“Corriere dello Sport” raporton se vëllau i futbollistit ka vizituar qendrën sportive të Lazios dhe mesfushori kreativ tashmë ka pranuar ofertën e skuadrës italiane.

Në marrëveshje pritet të merren vesh vetëm për disa detaje të vogla ndërkohë që zyrtarizimi pritet të ndodhë ditën e dielë. /IndeksOnline/