19:58 / E Martë, 04 Gusht 2020 / C E

Munishi: Blend Baftiu nuk shkon në Rapid, unë e di ku!

Është raportuar se Rapidi i Wienes është i interesuar për të transferuar Blend Baftiun gjatë verës.

Por një gjë të tillë e ka mohuar trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Ai ka thënë se lojtari i tij nuk do të shkoj në Rapid, duke e lënë të kuptohet se tashmë ka zgjedhur një skuadër tjetër që nuk u zbulua nga Munishi.

Ky është njoftimi i tij:

Nuk shkon në Rapid .
Shkon dikun tjeter , une e di nuk flas por pak ka rendesi , kryesorja ka shumë oferta dhe i i ka njerzit shumë te sukseshem që e pëfaqësojnë,
Shkumbin Qorrmemeti dhe Haris Fakić.
Produkti i Arsim Kabashit Presidentit te madh.
Produkti i Fc Ballkanit & Xhebrailave .
Produkt i perkrahjes dhe kultures së Suharekes .
Produkt i pëkrahjes shumë të mirë nga familja e vet e sidomos Babes se tijë dhe Nanes ne menyren se si Nanat tona na kan perkrahë gjithmonë .
Blendi Baftiu e njihni si futbollist fantastik si djaloshi i Artë i Ballkanit , te cilin nuk do ta shihni të luajë ne Superlig më, por besoj se ka qen e mjaftueshme atë qa keni parë .
Por une do ta mbajë në mend si lojtarin me karakterin me fisnik që kam pas ne karierën time si trener .
Te du fort ti e dinë Blendi .
Rrugë të mbarë Loqkaman .