Munishi: E dua këtë skuadër në çerekfinale, do t’ua prishnim rehatinë
Vëllaznimi i Gjakovës është në mesin e skuadrave të kualifikuara për çerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Në çerekfinale, gjakovarët arritën pas triumfit ndaj Besës së Pejës në fazën paraprake.
Ndërsa, skuadrat do t’i mësojnë sot kundërshtarët në shortin, që do të hedhet në mesditën e sotme, transmeton IndeksOnline.

Kurse, Ismet Munishi, trajneri i Vëllaznimit ka treguar se cilën skuadër e do në shortin e sotëm.
“Dëshira ime është Prishtina. Nuk kam nevojë që ti motivojë lojtarët ndaj Prishtinës”.
”Do ia prishnim edhe portierit Visar Bekaj rehatinë e mos-pësimit të golave”, tha Munishi./IndeksOnline/