19:06 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / C E

Munishi e nis me fitore, Trepça ’89 befason Dritën

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ndeshje këto që e hapën sezonin e ri 2022/23.

Sezoni i ri i Superligës ka sjellë befasi, ku kemi disa rezultate tejet interesante në ndeshjet e programit të sotëm.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Prishtinës e ka nisur me fitore edicionin e ri, duke e mposhtur si mysafirë Dukagjinin me rezultat 2:1.

Në anën tjetër, skuadra e sapo promovuar në kampionatin kosovar, Trepça ’89 e ka befasuar skuadrën e Dritës, ku ndeshja u mbyll me barazim, 2:2.

Ndërkaq, fat të njëjtë sikurse Trepça ’89 nuk pati edhe Ferizaj, e cila në minutat e fundit të ndeshjes pëson golin e humbjes kundër Gjilanit. Ndeshja u mbyll me shifrat 3:2 në favor të gjilanasve.

Rezultatet i gjeni më poshtë.

Dukagjini 1:2 Prishtina

Gjilani 3:2 Ferizaj

Trepça ’89 2:2 Drita