16:29 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Munishi: Emri selektorit kalon kah zyrat e …!

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner, që prej shkarkimit të Primoz Glihas.

Së fundi presidenti i FFLK-së, Agim Ademi, ditë më parë është takuar në stamboll me spanjollin, Roberto Moreno, ku i ka ofruar postin e selektorit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Moreno i cili për një kohë ishte edhe trajner i kombëtares spanjolle kur Luis Enrique kishte dhënë dorëheqje për shkak të vdekjes së vajzës së tij.

E për këtë ka reaguar edhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, i cili ka thënë se emri i selektorit kalon kah zyrat e Enriques.

”Emri selektorit kalon kah zyrat e Luis Enrique’s…
Ose kah ?”, ka shkruar Munishi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Moreno do të vije në Kosovë pas pak ditësh për të parë kushtet e punës.

Ai do të shoh nga afër Prishtinën, stadiumin dhe të gjitha elementet e punës që mund ta presin si trajner te Kosova./IndeksOnline/