19:11 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Munishi – gjyqtarit “Nëse je ardhë për barazim kallxona, qitash mshoj pipit”

Ballkani mposhti Prishtinën 1-0 me golin e Blend Baftiut në ndeshjen e javës së 9-të në Superligë.

Megjithatë trajneri Ismet Munishi shpeshherë protestoi në vendimet e gjyqtarit Selim Isufi, shkruan Indeksonline.

Në një moment iu drejtua Isufit duke i thënë “Nëse je ardhë për barazim kallxona, qitash mshoj pipit”. Për këtë deklaratë, gjyqtari Isufi vetëm e qortoi Munishin, ndërsa më vonë e ndëshkoi me karton të verdhë.

Trajneri i Ballkanit zakonisht është shumë aktiv gjatë lojës dhe jo rrallë gjyqtarët mirren me të.

Ai ishte përjashtuar me karton të kuq muajin e kaluar në ndeshjen kundër Gjilanit. /Indeksonline/