08:09 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Munishi ironizon me Dritën: Vetëm kështu mund ta fitoni titullin

Pavarsisht se e fitoi titullin dhe Superkupën e Kosovës, Drita nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Superligë.

Madje, klubi gjilanas shkarkoi edhe trajnerin, Bekim Isufi, për ta emëruar Shpëtim Duron.

Me trajnerin shqiptar, Drita ka filluar ngadalë të këndellet dhe të ngritet drejt vendeve të para në tabelë.

E në lidhje me ngecjen e Dritës, ka folur edhe ish-trajneri i skuadrës në fjalë, i famshmi, Ismet Munishi, transmeton IndeksOnline.

Në lidhje me problemet e Dritës këtë sezon, Munishi ka kritikuar punën e dobët të drejtuesve të klubit.

“Me gabimin ndaj Lirisë, Drita tani ka gjasa shumë të vogla për titull. Ata mund ta kapin vendin e parë vetëm nëse Feronikeli e Prishtina nuk luajnë fare për 4 apo 5 xhiro”.

”Sipas meje, Drita duhet të fokusohet në Kupë”.

“Mungesa e profesionalizmit nga kryesia në afatin kalimtar e ka bërë të veten. Drejtori sportiv (Fisnik Kërçeli) thotë se një lojtar po del të pijë kafe me trajnerin e klubit rival për titull. Ky është jo-profesionalizëm total”, tha Munishi në ”Dueli Sportiv”./IndeksOnline/