15:13 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / C E

Munishi lavdëron Drenicën, tregon pikën e dobët të ekipit të tij

Ballkani arriti të rrëmbej edhe tre pikët e radhës duke mposhtur Drenicën në Skenderaj.

Suharekasit fituan 2-1 falë golave të Dakut dhe Krasniqit derisa për drenicakët realizoi Azem Bejta.

Pas ndeshjes për ArtSport u prononcua edhe trajneri fitues, Ismet Munishi.

Po mirë, për ne objektivi ishte të marrim tre pikë”, tha trajneri i Balkkanit.

Kemi nevojë të ushtrojmë fazën defanzive, prandaj edhe u mbyllëm në pjesën e dytë”.

Nuk luajtëm në mbrojtje pasi që kemi shumë skuadra mbrapa dhe jemi në presion, por kemi pasur të bëjmë me një skuadër të mirë si Drenica, kemi përgatit skuadrën të jemi të ekuilibruar. Ishim duke fituar 2-0 andaj deshëm dhe të ruajmë rezultatin në pjesën e dytë”, përfundoi Munishi.