23:54 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Munishi: Me Arbërinë kishim fat, ju munguan tre futbollistë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi beson se skuadra e tij kishte fat në fitoren kundër Arbërisë.

Në Kanal 10, Munishi tha se Arbërisë i munguan tre futbollistë, transmeton Indeksonline.

“Ishim me fat që për Arbërinë nuk luajti lojtari i krahut Agon Llugiqi, gjithashtu nuk luajtën as kapiteni Ibrahimi dhe Gëzim Rusi”, u shprehë ai.

Ballkani në xhiron e fundit e mposhti Arbërinë me rezultat 4:2, por deri në minutën e 83-të gjithçka ishte e barabartë. Referi akordoj një penalti, të cilën në gol e konvertoj Mirlind Daku./Indeksonline/