23:37 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Munishi mendon që Feronikeli do të jetë kampion i Kosovës

Trajneri Ismet Munishi ka deklaruar se Feronikeli është favorit për të fituar titullin e kampionit në Superligë, edhe pse nuk është në formën më të mirë.

Ai mendon që skuadra që do të jetë më e qetë deri në fund do të shpallet kampion.

“Feronikeli i ka gjasat më të mëdha nga këto skuadra pavarësisht gafës, është në vend të parë dhe mendoj se ka përparësi. Përpari psikologjike kur tri skuadra luftojnë për titull nuk ka, mirëpo fiton ajo skuadër që merr masat për të qenë më e qetë. Te trijat, Prishtina, Llapi e Feronikeli, kanë presionin e çdo ndeshje për fitore, por ajo skuadër që do të jetë më racionale, më e pjekur, shumë më e qetë, ajo skuadër në fund shpallet kampion”, tha Munishi. 

Aktualisht Feronikeli është lider me 62 pikë, aq sa ka edhe Prishtina ndërsa Llapi është i treti me 60 pikë. /Indeksonline/