17:08 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Munishi pas fitores ndaj Llapit: Futbollistët e mi luftuan që nga minuta e parë

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Llapit e Ballkanit, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Superligën e Kosovës në futboll.

Me dy golat e Dakut një nga Baftiu, Ballkani mposhti Llapin e Batatinës që shënuan vetëm një gol përmes Arbnor Ramadanit nga gjuajtja e lirë, shkruan IndeksOnline

Rezultati final u vendos në 1:3, ku Ballkani tashmë kap edhe kreun e tabelës në Superligë.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi, ku tha se futbollistët e tij luajtë mirë dhe luftuan nga minuta e parë.

“Kishim një kundërshtar të fortë, lujatën futboll të mirë, para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, lojtarët e deshtën fitoren, luftuan që nga minuta e parë”, tha Munishi.