15:38 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / Blerim

Munishi pas humbjes nga Drita: Jam i kënaqur me referimin!

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 16’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita e fitoi këtë takim me rezultatin final në 2:1, falë dy golave të realizuara nga Kastriot Rexha, ndërsa Ballkani nuk arriti më shumë se një gol përmes Mirlind Dakut, shkruan IndkesOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Ballkanit, Ismet Munishi i cili tha djelmoshat e tij u munduan të sjellin rezultat të mirë por që nuk ia dolën, madje përkundër humbjes ai tha se referimi ishte korrekt.

“Po në përgjithësi ishte paraqitje e mirë, ishte e kënaqshme, zotësia e Rexhës me topat në ajër na ndëshkoi. Jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve. Dhe mund të them se jam i kënaqur me referimin”, tha Munishi.