19:03 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Munishi pas ndeshjes: Nuk jemi budall na e shohim si po luajnë skuadrat kundër neve dhe kundër tjerëve

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pas barazimit kundër Ferizajt është ankuar se kundër ekipit të tij, kundërshtarët po luajnë ndryshe.

Po ashtu tha që Ballkani pati mungesat e tij, transmeton Indeksonline.

“Nuk ankohemi në referim, mirëpo e sygjerova referin mos me leju lojë të ashpër, dhe se ishim të kënaqur në referim gjatë lojës. Ne i kishim mungesat tona, e kishim të dërmuar futbollistin Edvin Kuç, Blend Baftiun si dhe Arbër Hoxhën, nuk e merituam barazimin. Nuk jemi budall na e shohim si po luajnë skuadrat kundër neve dhe kundër atyre tjerëve”, u shpreh Ismet Munishi. /Indeksonline/