17:47 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

Munishi: Tani jam tifoz i Norwichit

Ismet Munishi e ka komentuar transferimin e Milot Rashicës në Premierligë, te skuadra e Norwich Cityt. 

Ylli i Kombëtares së Kosovës është larguar nga Werder Bremen dhe ka firmosur kontratë katër-vjeçare me klubin anglez, shkruan IndeksOnline

Transferimin e kosovarit e ka komentuar trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi. Ai nga sot deklarohet tifoz i Norwich. 

“Zyrtarisht jam tifoz i Norwichit. Urime Milot”, ka shkruar trajneri kosovar në rrjetet sociale

Rashica te Norwich thuhet se kaloi për 11 milionë euro./IndeksOnline/