19:26 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Munishi “thumbon” Dritën: Me çdo kusht po tentojnë ta bëjnë kampion

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pas fitores kundër Dukagjinit ka qenë i ashpër me deklaratat.

Ai ka kritikuar rivalët e tij duke thënë se po luajnë ndeshje miqësore e jo futboll të vërtet, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi të vetmit që i kemi zhvilluar pesë ndeshje të vërteta. Ndërkohë të tjerët kanë luajtur miqësore, këtë duhet pranuar. Edhe në duelin e sotshëm luajtëm përballë një kundërshtari të vërtetë dhe se rezultati i ndeshjes nuk është real, pasi që Dukagjini na rrezikoi disa herë dhe ishin të motivuar për të na ndalur, mirëpo duhet të qenë real të motivohen ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe jo të ketë ndarje selektive. Krejt dynjaja e dijnë se cilat ndeshje ishin miqësore. Me këtë duhet të merren komisionet përkatëse sepse nuk është aspak në rregull”, deklaroi fillimisht Munishi për “Super Sport Kosova”.

Tutje, Munishi “thumboj” Dritën, duke thënë se po tentohet që me çdo kusht të shpallen ata kampion.

“Një skuadër para dy vjetëve është dalur kampion dhe po tentojnë me çdo kusht ta bëjnë këtë gjë sërish. Nuk bëhet nomi edhe nëse nuk shpallen se Liverpool nuk është shpallur 30 vite kampion. Nuk dua të them se cila është ajo skuadër sepse më pas më dënojnë”, ka përfunduar tekniku i Ballkanit./Indeksonline/