75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

Murat Yakin organizon drekë me familjarë të futbollistëve

Familjarët e futbollistëve të Kombëtares së Zvicrës kanë mbërritur të enjtën në Stuttgart.

Ata kanë pasur kënaqësinë ta shikojnë stërvitjen gjatë ditës së sotme dhe më pas janë takuar me lojtarët, shkruan Indeksonline

Silvan Widmer me gruan e tij Celine dhe babain Ueli.

Murat Yakin gjithashtu organizoi edhe drekë të përbashkët, në mënyrë që lojtarët e tij të mallëngjehen me familjarët e tyre.

Kujtojmë që ndeshjen e ardhshme, Zvicra e zhvillon ndaj Gjermanisë, kurse në stadium do jenë të pranishëm gjithë familjarët e lojtarëve “Helvetikë”, pëfshi këtu ata të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit./Indeksonline/

E emocionuar gjatë lojës edhe bashkëshortja e Xhakës.