11:06 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Murati i VV-së, Qeverisë: Kuvendi s’ka penguar asgjë, keni uzurpuar Qeverinë

Në emër të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Hekuran Murati, duke treguar për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, duke thënë se Kuvendi nuk e ka penguar punën për realizimin e këtij ligji dhe votimin e tij, por se subjektet që përbëjnë Qeverinë kanë uzurpuar atë, duke mos treguar asnjë rezultat, raporton IndeksOnline.

Murati tha se  Qeveria ka vetëm 41 vota dhe se telashe do t’i shfaqen sërish kur të bëhet rishikimi i buxhetit, duke treguar kështu për brishtësinë e kësaj qeveri.

“Kuvendi nuk ka paguar asgjë, të paktën partitë opozitare. Ju  keni vetëm 41 vota këtu, kur të vjen Ligjit për buxhet sërish, prapë do të keni vështirësi. Qeverisja nuk shkon kështu”, theksoi Murati.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Hotit, duke thënë se kanë uzurpuar këtë institucion dhe me gjithë trumbetimin se kanë ekspertë brenda LDK-së, asnjë rezultat konkret në qeverisje nuk është parë.

“E keni uzurpuar këtë Qeveri, megjithëse keni thënë që keni ekspert, asnjë rezultat s’kemi parë, krejt çka kemi mundur me ba është vetëm me vazhdu implementim e pakos së Qeverisë së Kurtit”, nënvizoj Murati./IndeksOnline/