13:29 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Murati: Shqiptarët e Kosovës Lindore 100% janë për bashkim me Kosovën!

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se shqiptarët e Kosovës Lindore janë 100 për qind për bashkimin me Kosovën.

Përmes një statusi në Facebook, Murati është shprehur i sigurt se rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkimin me Kosovën do të ishte afër 100 për qind pro bashkimit.

“Shqiptarët e Kosovës Lindore 100% janë për bashkim me Kosovën!

Për një gjë jam i sigurt, rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën do të ishte afër 100% pro bashkimit. Përpjekjet mediale të kundërshtarëve të ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të shtrembëruar këtë vullnet, janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik”, ka shkruar Murati./Indeksonline/

Temat: