07:51 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Muri me Meksikën, 16 shtete të SHBA padisin administratën Trump për deklaratën e emergjencës

Një koalicion i 16 shteteve amerikane të udhëhequr nga Kalifornia ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të deklaruar një emergjencë për të mbledhur fonde për një mur të kufirit meksikan.

Padia u paraqit në gjykatë për Qarkun e Veriut të Kalifornisë.

Kjo vjen disa ditë pasi Trump mori kompetencat për të anashkaluar Kongresin dhe për të siguruar fonde për projektin – një premtim kryesor i fushatës.