23:11 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muriqi: E falënderoj Allahun çdo ditë

Vedat Muriqi gjithmonë ka ëndrruar të luaj në Turqi. Tashmë ai po shijon kulminacionin e karrierës me Fenerbacen dhe për shumë tifozë të klubit ai shihet si hero.

Në një intervistë për mediumin turk NTV, Muriqi ka thënë se për këtë e falënderon Allahun çdo ditë.

“Gjithmonë kam ëndrruar që një ditë do të vijë në Turqi. Do të luaj futboll në Turqi. Tashmë jam duke luftuar për Fenerbahcen. Kështu deshti fati, andaj unë e falënderoj Allahun çdo ditë” deklaroi Muriqi, transmeton Indeksonline.

Sulmuesi kosovar ka dy javë që është lënduar.

Ai do të mungoj në ndeshjen e ardhshme kundër Yeni Malatyaspor por pritet të kthehet në fund të muajit kundër Goztepes.

/Indeksonline/