18:43 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muriqi e “harron” lëndimin, del në stërvitje për Kosovën

Vedat Muriqi ka dalë në stërvitje sot në stadiumin Fadil Vokrri, mirëpo për shkak të lëndimit ai ka stërvitur ndamas prej ekipit.

Kjo po mendohet të jetë për arsye që ai nuk është i gatshëm 100% për shkak të një lëndimi që e pësoi duke luajtur për skuadrën e tij Fenerbahçen.

Mirëpo sulmuesi i Kosovës pritet që të luajë në ndeshjen e të enjtes kundër Çekisë./Indeksonline/