22:33 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Muriqi ia dedikoi golin një personi që vdiq si pasojë e tërmetit në Turqi

Vedat Muriqi shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Basaksehirit.

Ndërsa, atë gol, Muriqi ia dedikoi një personi që vdiq nga tërmeti në Turqi, transmeton Indeksonline.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua. Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllau ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme” – u shpreh Muriqi.

Ndryshe, mbi 20 persona deri më tani është raportuar kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti./Indeksonline/