Muriqi: Jam gati për të shënuar ndaj Galatasarayt
Vedat Muriqi mund të luaj nga minuta e parë në ndeshjen e Europa League që Lazio përballet me Galatasaray.
Sulmuesi i Kosovës e njeh këtë kundërshtar nga koha sa ishte pjesë e Fenerbahces, madje ishte përfolur edhe për mundësinë që t’i bashkohet.
Muriqi ka folur në konferencë për media, ku është shprehur shumë entuziast për të shënuar.
“Stambolli është një qytet i bukur dhe është një kënaqësi e madhe të kthehesh këtu. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet të bëj. Unë kisha Covid-19 në sezonin e parë me Lazio. Po përpiqem të jem në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës. Është e vështirë të luash si startues në një ekip që ka luajtur së bashku për 5 vjet. Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”, tha Muriqi. /IndeksOnline/