10:21 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Gj. Sh

Muriqi ka një mesazh para ndeshjes me Izraelin

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka bërë një postim motivues pak orë para ndeshjes ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian ”Euro 2024”.

Ai ka postuar një video në profilin zyrtare dhe ka thënë se është koha për t’u fokusuar, transmeton IndeksOnline.

“Tani është koha për t’u fokusuar. Hajde Kosovë”, ka shkruar Muriqi në Twitter.

Ndeshja Izrael Kosovë zhvillohet në  në “Bloomfield Stadium”, më fillim nga ora 18:00./IndeksOnline/