22:39 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / A. A

Muriqi largohet nga Lazio për disa ditë, shkon në Stamboll!

Pas përfundimit të kampit stërvitor me Lazion, Vedat Muriqi ka udhëtuar në Stamboll.

Mediumet në Turqi raportojnë se ai është duke negociuar marrëveshjen për tu rikthyer te Fenerbahçe.

Por burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Muriqi po qëndron në Turqi për punë private.

Ai do të rikthehet në Itali pas pak ditësh.

/Indeksonline/