11:44 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Muriqi, mesit për ta marrë Hadërgjonajn te Fenerbahce

Florent Hadërgjonaj mund të largohet nga Huddersfieldi në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i krahut i Kombëtares së Kosovës, mund të vendosë për një afrim te Fenerbahce në janar, për t’u larguar nga Huddersfield Towni.

Fenerbahce raportohet se do të përdorë Vedat Muriqin, për të bindur Hadërgjonajn. Lojtarët kanë raporte të mira te Kombëtarja e Kosovës dhe kjo mund të ndikojë që të bashkohen në Superligën e Turqisë, te Fenerbahce.

25-vjeçari Hadërgjonaj te Huddersfieldi është transferuar nga Ingolstadti më 2017