16:30 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Muriqi nis pushimet, shfaqet në formë të mirë

Tani kur jemi në stinën e verës, fotografitë nëpër pishina e plazhe s’kanë si të mungojnë.

Futbollisti i i Fenerbahces në Superligën turke, Vedat Muriqi duket se po e shfrytëzon mjaft mirë kohën e lirë.

Në imazhet e fundit, ai shihet në formë të mirë duke u relaksuar në një pishinë, e aty nuk kanë munguar komentet e kolegëve të tij, Milot Rashicës e Valon Berishës.

View this post on Instagram

☀️?

A post shared by Vedat Muriqi (@vedatmuriqi) on

“Pushime të bukura”, ka shkruar Miloti, e Valoni i ka bërë apel që të ketë kujdes pasi mund t’i bijnë syzet. “Ooo Vedo ruju mos u shyt se te bin syzat”.

Vedat Muriqi është nga Prizreni dhe një nga futbollistët më të mirë të kombëtares së Kosovës.

Muriqi është futbollisti më i kërkuar dhe këtë verë mund të përfundoj në Premierligën angleze, pasi shumë skuadra kanë shfaqur interesim për të./Indeksonline/