19:41 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Muriqi, Nuhiu e Kryeziu bëhen pjesë e lojës shpërblyese të Rashicës, duan një fanellë të nënshkruar

Milot Rashica ka organizuar një lojë shpërblyese në profilin e tij në Instagram dhe Facebook ku ua mundëson fansave ta fitojnë një fanellë të tij.

Mjafton të futeni në foton e postuar nga Miloti, të bëni ‘tag’ dy shokë të juaj dhe ta pëlqeni postimin e tij.

Përveç komenteve të shumta që janë bërë në fotografinë e tij, Miloti është ngacmuar edhe nga bashkëlojtarët e tij te Kosova.

Hekuran Kryeziu, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi e Leart Paqarada kanë ngacmuar Milotin me komente.

Gjithsesi kjo nismë e tij është mirëpritur shumë mirë nga fansat e tij të cilët shpresojnë që ta fitojnë fanellën e yllit të madh kosovarë.