20:57 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. A

Muriqi nuk e harron Turqinë, i qon ‘hedije’ ambasadorit në Romë

Vedat Muriqi të mërkurën ka qenë mysafir i veçant i ambasadorit turk në Romë, Murat Salim Esenli.

Sulmuesi kosovar i ka bëri dhuratë një fanelë të Lazios.

Muriqi ka bërë emër në futbollin evropian pikërisht në Turqi, sidomos te Rizespor dhe Fenerbahçe.

Prizrenasi është i lidhur ngusht me këtë vend pasi ka jetuar një pjesë të gjatë të jetës atje, dhe poashtu flet rrjedhshëm gjuhën turke.

Kujtojmë se 26 vjeçari ka një javë që është lënduar në muskuj të këmbës dhe pritet të jetë jashtë aksionit edhe të paktën një javë.

/Indeksonline/