14:10 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / A. A

Muriqi po kalon pushimet me familje në bregdetin turk

Vedat Muriqi ka zgjedhur rivierën turke për të kaluar pushimet verore.

Bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, sulmuesi kosovar po freskohet në bregdetin e Belekut.

Në fund të muajit, 26 vjeçari do të rikthehet te Lazio për përgatitje të sezonit të ri.

Pas largimit të trajnerit Simone Inzaghi, e ardhmja e Muriqit të klubi italian është në pikëpyetje.