18:20 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muriqi tregon arsyet pse dështoi të luante për Turqinë

Para se Kosova të pranohej në UEFA dhe FIFA, Vedat Muriqi ka qenë në negociata për të veshur fanellën e Turqisë.

Në një intervistë për televizionin NTV, sulmuesi nga Prizreni ka bërë të ditur që për shkak të një dokumenti ka dështuar të përfaqësoj turqit, transmeton Indeksonline.

“Në kohën kur luaja për Giresunspor, presidenti i klubit ma mundësoi të pajisem me pasaportë të Turqisë. Gjatë asaj kohë trajneri Fatih Terim disa herë ka kontaktuar përmes telefonit me presidentin. Madje edhe trajneri i Turqisë U21, Abdullah Ercan ka ardhur për të më shikuar në një ndeshje kur shënova gol dhe asistova. Më pat thënë që i kam pëlqyer shumë. Që të luaja me Turqinë, ata më kërkuan të gjej një dokument që verifikion që kam lidhje familjare me këtë vend, por unë nuk kisha. Për këtë arsye procesi mbeti në gjysmë” deklaroi Muriqi.

Ai bëri të ditur që një vit e gjysmë më vonë i erdhi ftesa e Kosovës për të luajtur kundër Finlandës dhe e pranoi me kënaqësi atë. /Indeksonline/