22:44 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Muriqi tregon si u rikthye nga lëndimi 14 ditë më herët

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ndihet mjaft i lumtur për rikthimin e tij në fushat e blerta.

Muriqi u rikthye sot për të luajtur nga minuta e parë, ku shënoi dhe asistoi në takimin e Kupës së Turqisë ndaj Instanbulspor.

Muriqi pas ndeshjes zbuloi se si ai u rikthye më shpejtë se sa që mjekët e kishin parashikuar.

“Nëse do të luaja ndaj Malatya, rreziku im për lëndim do të rritej dhe do të isha jashtë fushave për 8 javë. Nuk ndjeva shumë dhimbje sot, jam më mirë çdo ditë”, tha Vedat Muriqi pas ndeshjes.

“Mjekët thanë që nuk mund të bënin asgjë për 5 javë. Unë shkova në stërvitje me ekipin në ditën e 21. Unë u riktheva 14 ditë më herët nga sa ishte planifikuar. Mjeku tha 5 javë. Faleminderit për ta”, vazhdoi Muriqi.

“Jam i lumtur, nuk luajta shumë, vetëm prisja rastin. Ne planifikuam të luaja 60-65 minuta, por unë prita të shënoj golin”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se trajneri i Fenerbahces e largoi Muriqin menjëherë pasi sulmuesi realizoi gol.