09:21 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë, a do të mungojë kundër Çekisë?

Në ndeshjen kundër Malit të Zi, sulmuesi Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë pas një zenkë që pati me Vladimir Jovoviq.

Opinioni kosovar ishte i hutuar dhe u vë në dyshim se a do të ishte i suspenduar për ndeshjen e ardhshme kundër Çekisë.

Megjithatë, për Muriqin ky ishte kartoni i dytë i verdhë në kampanjën kualifikuese dhe sipas rregullores së UEFA-së, futbollisti suspendohet nëse merr 3 kartonë të verdhë.

Pra, sulmuesi kosovar do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme kundër Çekisë, por aty duhet të jetë i kujdesshëm sepse në rast të ndëshkimit me karton, do të mungoj në ndeshjen e fundit kundër Anglisë.