11:16 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Muriqi vazhdon të kritikohet në Itali: “E vetmja gjë negative në fitoren e Lazios ishte Vedat Muriqi”!

Skuadra e Lazios arriti fitore të madhe në udhëtim ndaj Hellas Veronas gjatë xhiros së 30-të në Serie A.

Tifozët dhe njerëzit e afërm me klubin e Lazios vazhdojnë ta kritikojnë futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë gjatë minutës së 68’të, duke zëvendësuar Caicedon.

Sipas Jerry Mancini, paraqitja e Muriqit ishte negative në fitoren e Lazios me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Veronas.

“Gjëja e vetme negative në fitoren e Lazios ndaj Hellas Verona ishte Vedat Muriqi. Ai nuk arrinte ta kontrollonte topin. Ashtu siç kanë thënë Itafootpod, Muriqi është nënshkrimi më skandaloz i sezonit”, ka shkruar Mancini.

Vedat Muriqi i kushtoi plotë 20 milionë euro skuadrës nga Serie A. Ai ka shënuar vetëm dy gola te klubi i Lazios./IndeksOnline/