15:36 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Muriqin e dëshiron krejt Evropa”

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi është në formë jetësore me Fenerbahçen dhe me ekipin e Kosovës duke shënuar në çdo ndeshje gati.

Mesfushori legjendar turk, Emre Belozoglu, e ka vlerësuar shumë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

“Vedat Muriqi është golashënuesi kryesor, nuk është çudi që e gjithë Evropa e dëshiron, ai e meriton gjithë këtë vëmendje” ka thënë Emre Belozoglu

Muriqi po kërkohet nga shumë skuada të mëdha në Evropë./Indeksonline/