21:49 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Mushkolaj: Nuk do të zbatohet menjëherë rezoluta e roamingut

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar miratimin e rezolutës për heqjen e roamingut dhe kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai u shpreh se kjo rezolutë nuk do të zbatohet menjëherë.

“Janë vetëm në nivelin e rezolutave aq sa mund të bëjë Kuvendi i Kosovës nuk janë obligative. Nuk ju besoj rezolutave prej përvojës së kaluar dhe praktikës që ka ndodh deri tash nuk e di cila rezolutë është zbatuar”, ka thënë Mushkolaj në  RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se kemi një situatë të pafavorshme në kuptimin e realizimit të marrëveshje që ta tashmë janë të nënshkruara nga të dyja qeveritë.

“Kemi marrëveshje që janë nënshkruar nga të dyja qeveritë dhe asnjëra nuk është zbatuar deri tash”, tha Mushkolaj.