17:09 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / MSH

Musk do të bëjë një tjetër ndryshim në Twitter

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, ka konfirmuar se do të heqë kufirin prej 280 shkronjash në Twitter së shpejti.

Musk ka vendosur të bëjë ndryshime thelbësore në mënyrën se si funksionon platforma e mediave sociale që nga blerja e tij prej 44 miliardë dollarësh në fund të muajit të kaluar.

Kufiri aktual i karaktereve për një tweet është 280. Ai u dyfishua nga 140 në 2017.

Në shkurt të këtij viti, disa raportime sugjeruan se kompania e medias sociale po planifikonte të lansonte “Twitter Articles”, një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të publikojnë mesazhe të gjata.