19:34 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / MSH

Musk do të ofrojë internet satelitor për Rripin e Gazës

Elon Musk tha sot se sistemi satelitor Starlink i kompanisë së tij SpaceX do të sigurojë një lidhje telekomunikacioni për “organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës” që punojnë në Gaza.

Në një postim në Platformën X, Musk sqaroi se është e paqartë se kush e kontrollon internetin në Gaza, por “ne e dimë se asnjë terminal nuk ka kërkuar lidhje në këtë zonë”.

Ndërprerja e telefonit dhe e internetit i izoloi banorët e Rripit të Gazës nga pjesa tjetër e botës dhe nga njëri-tjetri.

Është e pamundur të telefonosh të afërmit, të thërrasësh ambulanca ose të konsultohesh me partnerët në këtë enklavë pasi Izraeli ka zgjeruar operacionet e tij ajrore dhe tokësore.