16:22 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Musliu: Do ta denoncoj Liburn Aliun për kartelat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se do të shkoj te organet e rendit për të bërë një denoncim.

“Jam nisur për në stacion policor për të bërë denoncim për vjedhje, meqë na janë vjedhur kartelat e kuvendit. Mendoj që më është cënuar integriteti im nga Vetëvendosje. Nga Liburn Aliu kërkova ‘të lutem ma kthe kartelën për ta kryer detyrën e punës’, meqë në rrjete sociale kemi parë që kartelat tona kanë mbërri nëpër kafenetë e Prishtinës. Kam të drejtë të bëj një denoncim dhe për këtë arsye do të shkoj”, ka theksuar Musliu.

Sipas saj, pavarësisht presionit, luftës psikike dhe shëndetësor, deputetët nuk do të ndalen dhe demarkacioni do të kalojë sot.

“Votat i kemi dhe s’kemi pse ta shtyjmë”, ka deklaruar Muliu. /Indesonline/