13:42 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Musliu e indinjuar me sharjet e Drenicës: Besnik Demiri s’ka më vend në Polici

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka qenë e ashpër ndaj zyrtarit policor, Besnik Demiri që fye rajonin e Drenicës.

Sipas saj, personat si ky polic nuk kanë vend në organet e sigurisë, shkruan Indeksonline

“Mendojë se një individë me mendim dhe logjik të tillë dëmin më të madh ja krijon policisë. Persona të tillë s’duhet të kenë vend në polici. Policia e Kosovës është e Kosovës sepse në raste të tilla ndjellë frikë dhe urrejtje”, ka thënë ajo, pas raportimit të Rashit Qalajt para anëtarëve të komisionit në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, në media dje u publiku shkrimi ku polici, Demiri, është suspenduar nga detyra, për shkak të fyerjes që ia ka bërë rajonit të Drenicës, duke e quajtur kopsht zoologjik.

Një barsoletë e policit Demiri, të publikuar në një faqe humoristike në rrjetin social Facebook, i kushtoi atij me humbje të vendit të punës.