18:13 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Musliu: Lajm i mirë, sheshi në Fushë Krujë do të quhet “Shote Galica”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se njëri prej shesheve në Fushë Krujë do të emërtohet me emrin “Shote Galica”.

“Lajm i mirë?! Sapo u njoftova nga Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Krujë, Z. Mehmet Deliu se Këshilli Bashkiak Krujë ka marr vendimin se sheshi qëndror i zonës së re ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti në Fushë Krujë, do marr emrin e Heroinës tonë kombëtare “Shote Galica”.
Gjithashtu, do zhvendoset lapidari i vendvarrimit të saj, në qendër të lagjjes së re dhe do vendoset busti i Heroinës tonë, duke i dhënë dinjitetin gruas që luftoi për kombin shqiptar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor