22:26 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / S Z

Musliu-Shoshi: Kapja e shtetit ka emër, s’ka Bord as pozitë udhëheqëse që s’është politizuar

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut , ku u shqyrtua peticioni i nënshkruar nga punëtorët e RTK-së,  për dorëheqjen e kryetarit të bordit të RTK-së, ka akuzuar qeverinë Kurti për kapje të shtetit.

Musliu-Shoshi ka thënë se argument për këtë është dhe raporti i Komisionit Evropian, i cili tregon se në cilen shkallë është politizimi i bordeve dhe pozitave udhëheqëse në këtë vend.

  “Nëse  lexon raporti I Komisionit Evropian, pikërisht sot të tregon se në cilen shkallë është politizimi i bordeve. Në cilën shkallë është politizimi i pozitave udhëheqëse në këtë vend. Më shumë se sa ka qenë që 20 vjet. Sot argument e  ke raportin e Komisionit Evropian, i cili ta jep argumentin që nuk ka Bord i cili nuk e keni politizuar. Nuk ka pozitë udhëheqëse, që nuk është e politizuar. Raporti i Komisionit Evropian tregon për korrupsionin dhe nivelin e kapjes së shtetit”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Ndërsa ka folur dhe për gjuhen e urrejtjes dhe atë seksiste, të cilën sipas saj e ka instaluar Vetëvendosje.

“ U përmend dhe gjuha e urrejtjes e ajo seksiste. Nëse një parti politike ka instalu gjuhë të urrejtjes, e seksiste, degradim të çdo akti moral është lëvizja Vetëvendosje.  Këta nuk janë që sot mund të na shesin moral, sa i përket gjuhës së urrejtjes”, tha ajo.