75 Mall Live Search
10:52 / E Martë, 03 Tetor 2023 / AR

Musliu-Shoshi: Boll me fjalë, është koha që me vepra të përkrahet Policia e Kosovës

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut sot ka shqyrtuar peticionin e Sindikatës së Policisë së Kosovës me 5623 nënshkrime nga pjestarë të policisë të Kosovës për realizimin e disa kërkesave. Peticioni është dorëzuar më 18 korrik.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi thotë se kërkesat e tyre janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë.

“Policia e Kosovës meriton përkrahje me vepra, boll me fjalë”, shkruan ajo.

Më poshtë kërkesat e tyre:

1. Ligji i pagave,

2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë

3. Shtesa për punë të veçantë

4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil

5. Shujta mujore

6. Shpërblimi pë fund vit për performancë të mirë

7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit

8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para,

9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor,

10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës